Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijë tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja pesëdhjetëvjeçare është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s’ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe. Por krejt papritur çdo siguri vihet në diskutim: Alfiero, burri me të cilin ishte e bindur se do të plakej, e tradhton dhe e braktis pa mëshirë, duke e vënë përballë problemeve serioze ekonomike. Për Aliçen është dështim i planeve të saj për jetën dhe konstatim i hidhur se nuk ka më një qëllim, një identitet. Nga kjo rënie fillon një rilindje e dhimbshme. Takimi me Bertrand Liebmanin, një avokat gjenovez, që e ndihmon t’ia dalë mbanë në mashtrimet financiare të Alfieros, marrëdhënia e re që ndërton me fëmijët; ndjenja se ndoshta mund të kesh një rol edhe jashtë mureve të shtëpisë, i frymëzon një energji të papritur dhe aftësinë për t’u shfaqur ndryshe nga imazhi që dikush tjetër, duke përfshirë edhe vetë atë, i kishte rrënjosur në trup. Tani vërtet mund të trashëgojë jetën në duart e saj, madje edhe të lëshohet në ëmbëlsinë enjë dashurie në moshë të pjekur, edhe më të fortë, pasi e ka zgjedhur pa u kushtëzuar.
Një roman kushtuar grave që kanë guximin të përballojnë ndryshimet: edhe kur duket se kanë humbur gjithçka, gjendet gjithmonë një rast i dytë.