No Image Available

Ngadalësia

 Author: Milan Kundera  Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi e huaj  Përkthyes: Mirela Kumbaro  Viti i Botimit: 2021  ISBN: 9789928292704  Numri i faqeve: 143  Çmimi: 800 lekë
 Përshkrimi:
Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes. Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë ekzibicionistë, për të cilët jeta është thjesht një shfaqje e përhershme, e zbrazur nga çdo intimitet dhe çdo gëzim.