Blogu

BOOKTUBER 2021/ Ndarja e çmimeve

#Booktuberishqiptar është çmim i promovuar nga Shtëpia Botuese Dituria, me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, dhe programit të Europës Krijuese. Ky ishte edicioni i parë dhe ditën e djeshme, më datë 23 dhjetor, u zhvillua ceremonia ku u ndanë çmimet dhe u përgëzuan fituesit.U lumtë dy nxënëseve të Institutit Arsimor Willson, në Tiranë, Besmira Kapllani dhe Nesara Fejzo, që merituan çmimin e parë për videon e tyre recensionuese për librin E BARDHA DHE E ZEZA, shkruar nga Malorie Blackman dhe përkthyer nga Virgjil Muçi. Çmimin e dytë e merituan nxënësit e shkollës Ismail Qemali në Tiranë. Videoja...

Continue Reading →

Vitrina e librit/ Pasqyra dhe drita – Hilary Mantel – Dashuri, tradhti

Ndiqeni botuesen Mariana Ymeri, per te degjuar diçka rreth njerit nga librat me te mire te botuar ne vitin 2021, romanin historik “Pasqyra dhe drita”, qe rrefen per kater vitet e fundit te pushtetit te Kromuellit, ne krah te Henrit 8, i cili e mbylli me ne fund ne Kullen e Londres, duke i rezervuar te njejtin fat si te disa njerezve me pushtet politik dhe religjioz, qe perfunduan nen sepaten e xhelatit, ndihmuar nga vete Kromuelli. #CreativeEurope4Books#pasqyradhedrita#hilarymantel#korabhoxha https://www.youtube.com/watch?v=L261GH-NHyY https://www.youtube.com/watch?v=sW3Cyc0Rfas

Continue Reading →

A2 CNN: “Kopshti prej qelqi”, një tjetër fituese e Çmimit Europian përkthehet në shqip

https://a2news.com/2021/12/14/kopshti-prej-qelqi-nje-tjeter-fituese-e-cmimit-europian-perkthehet-ne-shqip/?fbclid=IwAR31-8hH82XIL0MUlMn-n6V8r6MrEb7sqPpd_RDq4jMeJc6K_G4HNmAgW5o “Kopshti prej qelqi” është titulli më i ri që prezanton Maniela Sota nga gama e autorëve që janë vlerësuar me Çmimin Europian të letërsisë. Takimi me të rinjtë në Qendrën e librit na zbulon pak më shumë për këtë vepër dhe këtë autore. Tatjana Tibuleac vjen e përkthyer nga rumanishtja këtë fundvit. Veprën e saj “Kopshti prej qelqi”, një nga ato vepra që është vlerësuar ndër më të mirat e letërsisë që bëhet sot në Europë, vjen tanimë edhe në shqip nga Maniela Sota. “Kopshti prej qelqi” është një rrëfim drithërues, që vjen i rrëfyer me ndjeshmërinë dhe brishtësinë...

Continue Reading →

Sot.com.al/“Kopshti prej qelqi” nga Tatiana Tibuleac, një roman i shkruar në mënyrë madhështore

https://sot.com.al/kultura/kopshti-prej-qelqi-nga-tatiana-tibuleac-nje-roman-i-shkruar-ne-menyre-ma-i481390 Tatiana Țîbuleac, shkrimtare, gazetare dhe përkthyese moldavo-rumune, botoi në vitin 2018 këtë vepër të titulluar Kopshti prej qelqi. Më në fund, pas disa vjetësh, romani vjen i përkthyer në shqip me përkthimin mjeshtëror të Maniela Sotës. Në Kopshtin prej qelqi trajtohet tema e mëmësisë, e fëmijës së dashur/të padashur, pasojave tragjike të "mosdashurisë", pendimit.  Një roman i shkruar në mënyrë madhështore, për të na trazuar ndërgjegjen dhe për të na emocionuar. Jemi përballë një tragjedie bashkëkohore. Një histori për bashkëjetesën në një lagje të Kishinjevit (kryeqyteti i Moldavisë) në një kohë shumë të vështirë dhe të prapambetur (nga vitet e...

Continue Reading →

Në Universitetin e Durrësit: Përkthyesi Edvin Cami diskuton me studentët për vëllimin me tregime “Mutacionet” të Francis Kirpsit

Në Universitetin e Durrësit: Përkthyesi Edvin Cami duke diskutuar me studentët për vëllimin me rrëfime “Mutacionet” të Francis Kirpsit dhe vendin e këtij autori në letërsi. Me praninë e dr. Anita Muho, drejtuese e Departamentit të Gjuhëve të Gjuhëve të Huaja dhe pedagogeve Rregjina Gokaj, Ermira Kthupi, Elira Xhakollari. #mutacionet#eupl#creativeeurope4books#FrancisKirps#EdvinCami

Continue Reading →

Prezantim i romanit “Kopshti prej qelqi” nga Tatiana Țîbuleac, përkthyer nga Maniela Sota

Per librin “Kopshti prej qelqi” te Tatiana Tibuleacut, perkthyer nga Maniela Sota, ishim sot ne nje prezantim ne Qendren Kombetare te Librit e Leximit.Perkthyesja Maniela Sota beri nje prezantim interesant dhe iu pergjigj pyetjeve te studenteve per letersine rumune, si dhe per temat themelore te ketij libri, per situatat dhe personazhet e tij te paharrueshme. Një histori për bashkëjetesën në një lagje të Kishinjevit (kryeqyteti i Moldavisë) në një kohë shumë të vështirë dhe të prapambetur. Një vend ku, në fund të fundit, atyre u mohohet e drejta për t'i përkitur një identiteti. Lastocika, jetime, zbulon një Kishinjev multikulturor kur...

Continue Reading →

Prezantim i romanit “Ankthi i portierit para penalltisë” nga Peter Handke në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT

Sot ishim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Departamentin e gjuhës gjermane, për të prezantuar librin e nobelistit Peter Handke, “Ankthi i portierit para penalltisë”. Përkthyesja Jonila Godole, botuesja Mariana Ymeri dhe pedagogia Marsela Likaj folën e diskutuan për temat kryesore të këtij libri interesant, ato të vetmisë, keqkuptimit, ankthit te portierit, por që përshkon gjithë jetën e tij, mungesës së gjuhës në raportet me të tjerët, dhe, në përgjithësi, per vlerat stilistike të gjuhës së autorit. #shtepiabotuesedituria#CreativeEurope4Books#ankthiiportieritparapenalltise#PeterHandke#jonilagodole#marianaymeri#Departmanetigjermanishtes#UTgjuhes

Continue Reading →