Blogu

Prezantimi i librit “Princeshëza e hënës” në shkollën “Lefter Talo” në Livadhja

Në shkollën “Lefter Talo” në Livadhja, shkrimtari Virgjil Muçi dhe botuesi Petrit Ymeri, prezantojne librin “Princeshëza e vogël” (Η Πριγκίπισσα της Σελήνης), botuar së fundmi në gjuhën greke. Një pritje e ngrohtë nga nxënësit e kësaj shkolle, minoritarë dhe shqiptarë, të vëmendshëm dhe aktivë në bisedën për librin, për personazhin e vajzës në Hënë, por edhe të angazhuar për të folur për ruajtjen e mjedisit, për robotikën dhe njeriun si edhe për solidaritetin dhe miqësine. Shkrimtari Virgil Muçi lexoi edhe disa fragmente nga libri shqip, ndërsa disa nxënës lexuan fragmente nga ky libër i përkthyer në greqisht nga Eleana Zhako.

Mësuesja e letërsisë greke Kristina Kapurani dhe drejtoresha e shkollës, Valentina Milori, vlerësuan librin dhe i ftuan nxënësit ta lexonin për të diskutuar në një orë letrare, më pas.

Panajot Boli, poet, foli për dëshirën e nxënësve për librin dhe leximin duke kërkuar mbështetjen e shtetit dhe të botuesve.

#CreativeEurope#shtepiabotuesedituria#shkollaleftertalo#virgjilmuci#princeshezaehenes#eleanazhako