Blogu

Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në shkollën “Ismail Qemali” në Vlorë, për librin “Njeriu që mbillte pemë”

Ja edhe një rast kur letërsia, libri, i nxit fëmijët të mendojnë edhe për çështje që duken
madhore, por që lidhen drejtpërdrejt me jetët tona.
“Toka është shtëpia jonë, një planet kompleks që mbështet dhe mbron jetën”, ishte konkursi
që u organizua nga shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, në Vlorë.
Pasi lexuan librin “Njeriu që mbillte pemë” të shkrimtarit francez Jean Giono, të përkthyer në
shqip nga Saverina Pasho, pjesë e projektit “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë”, fëmijët
të drejtuar me shumë përkushtim nga mësuese Luljeta, morën pjesë në një konkurs esesh.
Ishin rreth 60 nxënës të klasave të treta dhe u vlerësuan shtatë nxënës, tre me çmime të para
dhe katër me çmime motivuese, një mënyrë për të inkurajuar dhe festuar përpjekjet e tyre të
shkëlqyera.

Urimet me të bukura për fituesit!

Izabela Xhaferaj 3A, Çmimi i parë
Ersela Kananaj 3C, Çmimi i dytë
Diell Beqaraj 3B, Çmimi i tretë:
Çmime motivuese merituan edhe nxënësit
Amel Tato 3A
Annamari Lutaj 3A
Ajden Shakaj 3C
Aisel Ruka 3B

#konkursese #saverinapasho #jeangiono #leximeterekomanduara #CreativeEurope #shkolla9vjeçareIsmailQemali #Vlorë