Blogu

Prezantimi i romanit “Mrekullia e madhe”, Viola Ardone

Në librarinë Adrion në një takim për prezantimin e librit “Mrekullia e madhe”, ku Agim Doksani, përkthyes dhe Albana Nexhipi, shkrimtare e përkthyese, si edhe lexuesit e shumtë konfirmuan edhe një herë mjeshtërinë dhe sensibilitetin e Viola Ardones në përshkrimin e fatkeqësisë se një nëne dhe një bije në kontekstin e një kapitulli të turpshëm të historisë italiane. Deri disa dhjetëvjeçarë më parë, të ishe grua e lirë, jashtë normave të shoqërisë së kohës ose thjesht ndryshe, nënkuptonte refuzimin e shoqërisë dhe mbylljen e grave në spitale “gjysmëbotë”, siç i quante Elba, protagonistja e rrëfimit spitalet e tilla, nga babai, vëllai a burri.

#mrekulliaemadhe #violaardone #agimdoksani #CreativeEurope