Përveç shkëlqimit intelektual, çfarë kishin të përbashkët Kanti, Klauseviçi, Marksi, Engelsi dhe Tolstoi? Profesor Gallie mbështet idenë se ata dhanë kontribute në “teorinë ndërkombëtare” – për të kuptuar karakterin dhe shkaqet e luftës dhe të mundësisë së paqes midis kombeve – të cilat ishin me një origjinalitet të pakrahasueshëm në kohën e tyre dhe mbeten ende sot, në kohën tonë, të rëndësishme. Por këto kontribute ose janë shpërfillur, ose janë keqkuptuar; kryesisht sepse, si të gjitha përpjekjet intelektuale në fusha të reja, të pahulumtuara, ishin shpesh të shprehura në mënyrë të papërsosur dhe u kapërcyen nga arritjet e mëvonshme…
Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.
“Ky është një libër i vogël, i mrekullueshëm, i thellë, nxitës dhe ndriçues. Prof. Gallie me të drejtë mendon që ne mund ta kuptojmë më mirë gjendjen tonë të sotme, duke dëgjuar me kujdes teoricienët që ka zgjedhur ai. Veprat e këtyre teoricienëve nuk arrijnë në një teori të njësuar për paqen dhe luftën. Por secila prej tyre ofron një perspektivë të dallueshme të konfliktit njerëzor dhe ç’mund të bëhet rreth tij.”
American Political Science Revievu
“Prof. Gallie… argumenton në mënyrë bindëse vlerat e qëndrueshmërisë së këtyre pesë njerëzve të famshëm që kanë dhënë një kontribut të çmuar teorik për paqen dhe luftën. Një libër për t’u lexuar dhe rilexuar, që të fut në mendime dhe prej të cilit nxjerr mësime të vlefshme. Pra, edhe nxit një debat shkencor për njerëzit që duan të thellohen, qofshin studentë ose jo.”
British Book News