Kur Felisjën e dërgojnë për të studiuar në Holandë, ende vajzë e re, gjyshja i dhuron një byzylyk: “Ky është për ty. Për rrugën e kthimit.” Pikërisht këtë bën Felisja. Kthehet me të birin dhe pa burrë, i cili e ka grabitur e braktisur në ishullin e largët indonezian, ku ende jeton gjyshja e vet. E njohur nga vendësit si “zonjusha e Kopshtores”, gjendet befas në një botë të çuditshme dhe të rrezikshme, plot mister e dhunë, ku sendet tregojnë përralla, të vdekurit vijnë e shkojnë dhe e kaluara është po aq e fuqishme sa e ardhmja. Shumë shpejt i bie një fatkeqësi. I biri, Hili, oficer në ushtri, vritet.
Edhe në pikëllimin e saj, Felisja vazhdon të besojë në mençurinë e thjeshtë të gjyshes: kundro bukurinë, vështro dhjetë mijë gjërat rreth teje.
Për hir të temave universale dhe prozës së mrekullueshme, Dhjetë mijë gjërat është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë dhe është vlerësuar si bestseller në shumë vende. E botuar për herë të parë në vitin 1955, kjo autobiografi e lirshme e autores holandeze Maria Dermoût vjen tani e përkthyer edhe në shqip nga Ilir Baçi.
“Maria Dermoûti, me stilin e Heminguejit të hershëm, është një sensualiste e jashtëzakonshme. Por qasja e saj nuk është as e turbullt dhe as gjysmë poetike… Përkundrazi, instinkti i saj për bukurinë përkthehet pareshtur në pasazhe me një qartësi tredimensionale befasuese, të pazbukuruar me lajle e lule; hera-herës, thuajse mund ta prekësh atë që përshkruhet.”
The New Yorker