A është e mundur të eksportohet demokracia? Ç’kuptim ka liria, laicizmi dhe zhvillimi në epokën e “përplasjes së qytetërimeve”?
DEMOKRACIA është sot një nga vlerat e pakta, mbi të cilën i gjithë Perëndimi duket i gatshëm për t’u betuar. Është në krye të qytetërimit, është forma më e mirë e mundshme e qeverisjes, është një arritje që duhet mbrojtur. Por, ky pohim, herë-herë jokritik, na çon në rrjedhime të diskutueshme, siç është mendimi, që qytetërimi perëndimor është superior karshi qytetërimeve të tjera ose, që “eksporti i demokracisë” është jo vetëm i mundur, por i detyrueshëm.
Për t’u orientuar në një debat me tone gjithnjë e më të forta, sot nevojitet t’ia nisim nga vetë koncepti i demokracisë, ta pastrojmë këtë koncept nga veshjet ideologjike, ta rindërtojmë historinë e gjatë dhe problematike, që është vetë historia e mendimit politik.
Ka një apo disa teori të demokracisë? Ka shumë teori të shumë demokracive apo një teori të një demokracie? Sot, më shumë se kurrë, të kuptuarit e demokracisë është problematik, i paqartë, i braktisur në lëvrimin e pakuptueshëm të debateve televizive.
Giovanni Sartori, politologu më i shquar italian, rindërton historinë e gjatë të këtij koncepti, vendos bashkë literaturën e pafundme mbi këtë temë duke nxjerrë një analizë të qartë dhe rigoroze. Prej saj rrjedh një vepër, që i përjashton modelet e kohës dhe nuk propozon “teorinë e re” të radhës.
Ç’është demokracia, i botuar për herë të parë më 1993, është bërë tekst bazë referimi dhe është përkthyer në gjithë botën.