Autori:
Paul Van Loon Kategoria:
Botime për fëmijë, Mbi 9 vjeç Përkthyes:
Ilira Shurbani Viti i Botimit:
2019 ISBN:
9789928292087 Numri i faqeve:
167 Pages Çmimi:
800 lekë
Përshkrimi:
Nëse po kërkoni një libër që ju emocionon, ju mban frymën pezull dhe ndonjëherë ju drithëron, ky libër është për ju. Gjatë Javës së Librit për fëmijë, një shkrimtar i famshëm fton një mësues me klasën e tij për të bërë një ekskursion të veçantë me Autobusin e Drithërimave. Ky Autobus është një shpikje e zotit Onoval, shkrimtarit. Automjeti është i vjetër, por ecën ende për bukuri. Shumë shkolla fillore janë ftuar të bëjnë ekskursione me të. Gjatë udhëtimit, shkrimtari lexon tregime nga libri i tij më i ri. Ai ka përpara vetes edhe disa objekte: një skelet, një kavanoz… Autobusi bën përpara nëpër natë, i drejtuar nga një shofer që e ka të mbuluar fytyrën me një maskë. Në fillim tregimet duken të pabesueshme, si rrëfimi për skeletin që lëviz e jeton si njeri i gjallë, apo tregimi për dymbëdhjetë gishtërinjtë e njeriut, por shumë ngjarje dhe rastësi të vogla që ndodhin në autobus, u shkaktojnë dyshime fëmijëve dhe mësuesit. Ndërsa udhëtimi vazhdon, duket se dikush në autobus fsheh një sekret të keq. Apo janë më shumë ata që fshehin diçka?
Mosha e leximit: nga 11 vjeç.