Bagëti e Bujqësi, Lulet e verës, Vjersha të tjera
Autori: Naim Frashëri Kategoria: Botime për të rritur, Letërsi shqipe Përkthyes: Viti i Botimit: 2001 ISBN: 9992747331 Numri i faqeve: 144 Pages Çmimi: 600 Lekë
Përshkrimi:
Lirika zë vendin kryesor në krijimtarinë e Naimit, sadoqë poema epike Historia e Skënderbeut është një nga veprat e tij më të rëndësishme. Por edhe këtu, pjesët më të qëlluara janë ato lirike. Veprat kryesore të lirikës së Naimit janë poemat Bagëti e Bujqësia dhe Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve, përmbledhjet Lulet e verës, Parajsa dhe fjala fluturake, si dhe disa vjersha për shkollat. Në këto krijime, Naimin e gjejmë një poet me ndjeshmëri të madhe, me hove lirike të fuqishme, me sens gjuhësor të mahnitshëm. Në lirikën e tij është përfaqësuar njeriu i asaj kohe me një kompleksitet ndjenjash e mendimesh, me vrulle të papërmbajtura patriotike dhe ndonjëherë me rënie shpirtërore për jetën personale, i etur për dituri e përparim dhe i trazuar nga ndjenja e paragjykime mistike, me dashuri të sinqertë e të pastër për njerinë dhe me shpresë se do të arrihet mirëkuptimi dhe harmonia shoqërore, i dhënë në dashuri, por i paçliruar prej patetikës platonike, adhurues i natyrës e i fshatarit, himnizues i trimërisë e i atdhedashurisë.
<< Back