Autori:
Clyde (Klajdi Thaçi) Kategoria:
Botime për të rritur, Letërsi shqipe Përkthyes:Viti i Botimit:
2021 ISBN:
978-9928-335-98-2 Numri i faqeve:
176 Pages Çmimi:
700 lekë
Përshkrimi:
Nevoja për të vënë drejtësi mbi fatin dhe pranimi i së vërtetës, qoftë edhe e hidhur, janë shtyllat që krijojnë shtegun drejt të cilit përvijohet e gjithë jeta e Truentit. I mbetur vetëm me nënën e verbër, pasi braktiset nga i ati, i riu nga Trembadi i shpall luftë fatit dhe kërkon të ndryshojë përfundimisht rrethanat në të cilat jeta e ka vendosur. Megjithatë, rruga drejt përmbushjes së misionit, është e mbushur me sfida, të cilat i përjeton dyfish për shkak të karakterit tepër të ndjeshëm. Papritmas, dashuria e fortë për Retorikën, gazetaren që e njeh rastësisht, zë peshën qendrore në mendimet e tij dhe e largon prej qëllimeve që i kishin dhënë deri atëherë kuptim realitetit që kishte krijuar.
Tradhtia e mikut më të ngushtë, vëmendja e tepruar ndaj veprimeve dhe qëllimeve të njerëzve, bota e tyre e errët… bëhen burim i trazimit të tij të brendshëm. Truenti pret nga të tjerët përsosmëri dhe, kur këtë nuk e gjen, zhgënjehet, zhgënjehet vazhdimisht. Virgjëria, seksi, paratë dhe të mirat materiale, braktisja, marrëdhënia prind-fëmijë – të gjitha të trajtuara në këtë libër, ku eksplorohet veçanërisht bota e brendshme njerëzore dhe zërat që lindin e mbesin përgjithmonë aty.