Më në fund mbërriti dhe koha e pushimeve! Mortina dhe familja e saj nuk bënin pushime prej… shekujsh. Vendi i pushimit: Vila Fronxola e teze Piperkës dhe kushëririt Dilbert. Por pushimi zgjat fare pak: Mortina zbulon që një nëpunës i mërzitshëm dëshiron ta nxjerrë në ankand vilën, që ngjan si e pabanuar. Do të arrijnë ta shpëtojnë vilën, para se të jetë shumë vonë?
Një aventurë e re nga seria Mortina që është bërë një sukses ndërkombëtar, deri tani e përkthyer në njëzet e katër gjuhë!