Sofronis Sofroniu lindi në Paliohori të Qipros. Studioi psikologji në Nikosi dhe shkenca neurologjike në Nju Jork. Libri Të pamëkatët u vlerësua me Çmimin Shtetëror të romanit për vitin 2015 nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës e Qipros. Në vitin 2016, ai fitoi në Athinë çmimin “Menis Kumandareas” për romancierin debutues nga Lidhja e Shkrimtarëve të Greqisë.