Autori:
Emilios Solomou Kategoria:
Botime për të rritur, Letërsi e huaj Përkthyes:
Romeo Çollaku Viti i Botimit:
2022 ISBN:
978-9928-366-15-3 Numri i faqeve:
172 Pages Çmimi:
800 lekë
Përshkrimi:
Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
Me zotësi, Solomou e nxit lexuesin të identifikohet me personazhin kryesor, Odisenë, që në të vërtetë është Odiseja i Homerit, dhe të ecë me të nëpër shtegun drejt dhe brenda vetes. I shkruar në vetën e dytë njëjës dhe në kohën e tashme, romani ndikon drejtpërdrejt me dinamikën dhe imazhet tipike të kinematografisë. Një ndikim që bëhet dhimbshëm i qartë, teksa autori hyn gjithnjë e më thellë në labirintet e ndërgjegjes së personazhit.