admin

Book trailer: “Labirinti i shpirtrave” nga Carlos Ruiz Zafón, përkthyer nga Flavia Kaba

Labirinti i shpirtraveNë prag të Panairit të 22-të të Librit,13-17 nëntor 2019!Një nga autorët e dashur edhe të lexuesit shqiptar, Carlos Ruiz Zafon, vjen me librin e katërt të tetralogjisë, LABIRINTI I SHPIRTRAVE, përkthyer në shqip nga Flavia Kaba, duke përfunduar kështu sagën e "Varrezave të librave të harruar".Sapo t'ju bjerë në dorë, nuk do të prisni dot që të zhyteni edhe një herë në atë qytet magjik dhe misterioz, që quhet Barcelonë, dhe është sfondi i një historie që do t'ju lërë vërtet pa frymë.Sërish Zafoni tregon ngjarje në kufirin e të imagjinueshmes, duke zbuluar historinë e vërtetë të...

Continue Reading →

News24: “Ishulli i dështimit” i Ina Vëllçanovës, historitë e dy femrave në kërkim të identitetit të tyre. Përkthyer nga Rajna Kovaci

Ishulli i Dështimit" spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës. Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit. Elementi befasues është që rrëfimi nuk...

Continue Reading →

Gazeta Telegraf: Erotika e Janis Ricos, nga Eleana Zhako

Nga Eleana Zhako Një poet në fillim të të shtatëdhjetave, me një profil të skalitur nga një skulptor i panjohur i Greqisë së lashtë, me një mjekër gjysmë të hirtë, që ia thekson më tepër konturet e fytyrës së tij paksa të gjatë, me një cigare të përhershme në gishtërinjtë e tij, dhe që pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi bindjeve komuniste dhe poezisë, ka një emër të njohur tashmë në gjithë botën: Janis Ricos. https://telegrafi.com/erotika-e-janis-ricos/ Janis Ricos (1909-1990), nuk është aspak i panjohur për lexuesin shqiptar. Një pjesë e madhe e veprave të tij poetike, janë sjellë...

Continue Reading →

Top Channel: Vitrina e Librit: Erotika e Janis Ricos

Eleana Zhako – përkthyeseNjë poet në fillim të të shtatëdhjetave, me një profil të skalitur nga një skulptor i panjohur i Greqisë së lashtë, me një mjekër gjysmë të hirtë, që ia thekson më tepër konturet e fytyrës së tij paksa të gjatë, me një cigare të përhershme në gishtërinjtë e tij, dhe që pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi bindjeve komuniste dhe poezisë, ka një emër të njohur tashmë në gjithë botën: Janis Ricos. http://top-channel.tv/2019/11/04/vitrina-e-librit-erotika-e-janis-ricos/

Continue Reading →

Book trailer: “Ishulli i dështimit” nga Ina Vultchanova, perkthyer nga Rajna Kovaci

Book trailer Ishulli i deshtimit, Ina Vellcanova, Rajna Kovaci, perkthyese.Realizuese: DITURIA #igbooks #InaVellcanova #IshulliDeshtimit #EUPL2017 #bookaddict #bookaholic #ilovereading #RajnaKovaçi #historifateshnjerezore #creativeurope#booklove #bookstagrammer #bookstagram #bookphotography #booklife #bookblogger #booklover #fantasybook #booknerdigans #booknerd #bookart #bookwarm #bookish #booklover #booklove #lovebook https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/videos/561515704427852/

Continue Reading →

#TetoriLibrit Prezantimi i librit “Shtëpia në udhëkryq” i shkrimtarit grek Vassilis Vassilikos, në shkollën Aleks Buda, Laprakë. Të pranishëm Petrit Ymeri, drejtor i Sh.B.Dituria dhe përkthyesi Kleo Lati

#TetoriLibrit në shkollën Aleks Buda, Laprakë...Z. Petrit Ymeri, drejtor i Sh.B.Dituria dhe përkthyesi Kleo Lati, folën sot me nxënësit e kësaj shkolle për letërsinë, leximin, dëshirën për të lexuar, letërsinë që u pëlqen të rinjve dhe për libra të mrekullueshëm për rininë, të botuara nga Dituria: Shtëpia në udhëkryq, e shkrimtarit grek Vasilis Vasilikoi, romanet e Malorie Blackman, “E bardha dhe e zeza”, “Në teh të thikës” etj. Pas bashkëbisedimit me nxënësit, z. Petrit Ymeri, drejtor i Sh.B.Dituria dhe përkthyesi Kleo Lati, diskutuan edhe me mësuesit për letërsinë bashkëkohore që botohet sot, për mundësitë për t’u njohur edhe nxënësit me këtë...

Continue Reading →

Gazeta Shqiptare: “Ishulli i Dështimit”, jeta e dy grave të ndryshme

Vëllçanova është tashmë shkrimtare e njohur, me tri romane të botuara. Romani i saj i parë, “The Sinking of Sozopol”, shërbeu si skenar i filmit me të njëjtin titull më 2013; më 2014 fitoi çmimin kombëtar “Golden Rose” për këtë skenar dhe më 2015, filmi, fitoi çmimin “The Best Foreign Film” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork dhe çmimin “Best Ensemble Cast” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Milano. Më 2016, mori çmimin “Grand Prix” në Festivalin e Pavarur të Filmit në Pragë. Vepra “Ishulli i Dështimit” është pjesë e projekti “Histori fatesh njerëzore: Udhëtim nëpër dritëhijet e...

Continue Reading →

Prezantimi i librit “Ishulli i Dështimit” në gjimnazin “Ismail Qemali”, E pranishme shkrimtarja Ina Vëllçanova

Me nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” këtu në Tiranë, në një takim interesant dhe energjidhënës me shkrimtaren Ina Vëllçanova, fituese e Çmimit Europian pëer Letërsinë.Më shumë se 50 nxënës dëgjuan, biseduan, dialoguan, i bënë pyetje Ina Vëllçanovës... Shkrimtarja u foli për pasionin për letërsinë, për letërsinë bullgare, për laboratorin e punës së shkrimtarit, për udhëtimet e saj në botë, planet e ardhshme, marrëdhëniet e letërsive të çdo kombi në Ballkan, përkthimet etj.Të rinjtë kureshtarë, mendjehapur, të gatshëm për diskutim, ambiciozë në formulimet e pyetjeve i dhanë nje dimension vërtet interesant dhe sidomos të dobishëm takimit.Mariana Ymeri, drejtore e botimeve në...

Continue Reading →