Çaste shumë të bukura sot në librarinë DUKAGJINI në Prishtinë, ku përkthyesi Sokol Demaku prezantoi para një grupi fëmijësh librin “Katitzi” të shkrimtares suedeze, Katerina Taikon. Libri flet për historinë e një vajze rome, 8-vjeçare, që është rritur në jetimore, por që një ditë prej ditësh, familja e vet e merr dhe për atë nis një jetë e re, me vëllezër dhe motra që nuk i njihte. Aventura, humor dhe refleksione për diskriminimin që u bëhej fëmijëve… por si jetojnë sot romët në Suedi… ishte një nga pyetjet e fëmijëve në prezantim, mbasi diskutuan për librin në veçanti. Sokol Demaku u foli gjatë për librin por edhe marrëdhëniet e fëmijëve në Suedi, që ndihen të barabartë…
#creativeeurope4books#leximmagjiksërish#fëmijëqëlexojnë#katitzi#katitzidheqenisuing#shtëpiabotuesedituria#sokoldemaku











