Blogu

Përkthyesi Sokol Demaku prezanton librin “Katitzi” nga Katarina Taikon në librarinë “Dukagjini”, Prishtinë

Çaste shumë të bukura sot në librarinë DUKAGJINI në Prishtinë, ku përkthyesi Sokol Demaku prezantoi para një grupi fëmijësh librin “Katitzi” të shkrimtares suedeze, Katerina Taikon. Libri flet për historinë e një vajze rome, 8-vjeçare, që është rritur në jetimore, por që një ditë prej ditësh, familja e vet e merr dhe për atë nis një jetë e re, me vëllezër dhe motra që nuk i njihte. Aventura, humor dhe refleksione për diskriminimin që u bëhej fëmijëve… por si jetojnë sot romët në Suedi… ishte një nga pyetjet e fëmijëve në prezantim, mbasi diskutuan për librin në veçanti. Sokol Demaku u foli gjatë për librin por edhe marrëdhëniet e fëmijëve në Suedi, që ndihen të barabartë…

#creativeeurope4books#leximmagjiksërish#fëmijëqëlexojnë#katitzi#katitzidheqenisuing#shtëpiabotuesedituria#sokoldemaku