Blogu

BOOKTUBER Edicioni 2021/ Videorecensione

Më 23 prill 2021, Ditën Botërore të LIBRIT, Shtëpia Botuese DITURIA prezantoi projektin “Lexo, eksploro, reflekto për diskriminimin dhe bullizmin, përmes letërsisë!”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Ndërmjet objektivave te projektit “Lexo, eksploro, reflekto…” ishte edhe një risi, një thirrje për nxënësit e shkollave të mesme, që të bëheshin ata propaganduesit e librave, një garë për të qenë Booktuberi me i mirë i vitit 2021.
Promovimi i këtyre videoblogerëve letrarë është njëherësh një nxitje e leximit dhe i krijimtarisë artistike, duke zhvilluar aftësinë e tyre për të kuptuar e sintetizuar mendimin kritik dhe për të nxitur aftësitë e tyre digjitale, përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit. Ndër disa aktivitetet e planifikuara në kuadër të këtij projekti, ishte edhe organizimi i recensioneve dhe i një konkursi: të rinjtë recensojnë dhe promovojnë libra dhe diskutojnë rreth tyre përmes një mënyre të re teknologjike, përmes videove Youtubers.

Si pjesë e këtij konkursi u prezantuan dhe u diskutuan 6 libra të përzgjedhur që më parë në një auditor që i kalonte 300 nxënës, ndërsa në konkurs morën pjesë rreth 50 nxënës, nga 6 shkolla të 4 rretheve të Shqipërisë, përkatësisht nga gjimnazet:
“Ismail Qemali”, “Partizani”, instituti “Willson” (Tiranë); “Kostandin Kristoforidhi” (Elbasan); “Ali Demi” (Vlorë) dhe “Hydajet Lezha” (Lezhë).
Një punë serioze dhe e bërë me përkushtim nga nxënësit, nën drejtimin e mësueseve të tyre të letërsisë, ndër të cilat veçojmë: Teuta Berishaj, Luiza Mustafaraj, Jenla Godole, Adriatike Xh Deda, Entela Kazazi, Lindita Isufaj, Yllka Çulo, Erolinda Prenga etj.
Ne po publikojmë disa nga videot e nxënësve, si një nismë që do të përhapet, për të rinj të tjerë, që dëshirojnë të futen në botën e letërsisë, edhe përmes kësaj mënyre. Sigurisht jo të gjitha videot janë të një cilësie të mirë, por duke i publikuar, ne vlerësojmë përpjekjet e nxënësve pjesëmarrës.
Videot u shqyrtuan nga një juri e përbërë nga njerëz në kontakt me botën e letërsisë dhe të teknologjisë, për të përzgjedhur mes tyre tre më të arrirat. Rezultate e konkursit do të shpallen në datë 10 korrik. Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve do të bëhet në Panairin Kombëtar të Librit në Tiranë, nëntor 2021.


#QKLL#Booktuberiivitit2021#CreativeEurope4books#EACEA#ShtepiabotueseDITURIA 

Recension nga nxënësja Bujana Emini për vëllimin poetik “E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty” të Alda Merinit, përkthyer nga Ledia Dushi

TIRANË

Shkolla Partizani

Nxënësja Bujana Emini

Libri i recensionuar: E ÇMENDUN, E ÇMENDUN, E ÇMENDUN DASHUNIE PËR TY, Alda Merini, perkthyer nga Ledia Dushi

#QKLL#ShtëpiabotueseDITURIA#Booktuberi2021#EACEA#CreativeEurope4books

https://fb.watch/v/fcORnkCdL/

Recension nga nxënësi Luis Gjolena për librin “Ankthi i portierit para penalltisë” i shkrimtarit Peter Handke, përkthyer nga Jonila Godole

ELBASAN

Shkolla Kostandin Kristoforidhi

Nxenesi Luis Gjolena

Libri i recensionuar: ANKTHI I PORTIERIT PARA PENALLTISE, Peter Handke, përkthyese Jonila Godole

#QKLL#ShtëpiabotueseDITURIA#Booktuberi2021#EACEA#CreativeEurope4books

https://fb.watch/v/1_sgkubo8/

Recension nga nxënësja Mikela Dervishi për librin “Ngadalësia” të Milan Kunderës, përkthyer nga Mirela Kumbaro

ELBASAN

Shkolla Kostandin Kristoforidhi

Nxenesja Mikela Dervishi

Libri i recensionuar: NGADALËSIA, Milan Kundera, përkthyese Mirela Kumbaro

#QKLL#ShtëpiabotueseDITURIA#Booktuberi2021#EACEA#CreativeEurope4books

https://fb.watch/6TxJuW8q8G/

Recension nga nxënësja Mariza Halili për librin “Ankthi i portierit para penalltisë” të Peter Handkes, përkthyer nga Jonila Godole

ELBASAN

Shkolla Kostandin Kristoforidhi

Nxenesja Mariza Halili

Libri i recensionuar: ANKTHI I PORTIERIT PARA PENALLTISE, Peter Handke, përkthyese Jonila Godole

#QKLL#ShtëpiabotueseDITURIA#Booktuberi2021#EACEA#CreativeEurope4books

https://fb.watch/6TxM6IaA13/

Recension nga nxënësja Xheraldina Sharku për librin “Ngadalësia” të Milan Kunderës, përkthyer nga Mirela Kumbaro

ELBASAN

Shkolla Kostandin Kristoforidhi

Nxenesja Xheraldina Sharku

Libri i recensionuar: NGADALËSIAMilan Kundera, përkthyese Mirela Kumbaro

#QKLL#ShtëpiabotueseDITURIA#Booktuberi2021#EACEA#CreativeEurope4books

https://fb.watch/v/2TBvYwcCF/

Recension për librin “Ankthi i portierit para penalltisë” të shkrimtarit Peter Handke, nga nxënësit Paola Peskjaka, Arber Topi, Elisabeta Qosja, Frenklin Bejtja, Livia Qyra, Vanesa Ismaili, Kristi Teneqexhi

TIRANË

Shkolla e mesme “Ismail Qemali”

Nxenesit Paola Peskjaka, Arber Topi, Elisabeta Qosja, Frenklin Bejtja, Livia Qyra, Vanesa Ismaili, Kristi Teneqexhi

Libri i recensionuar: ANKTHI I PORTIERIT PARA PENALLTISEPeter Handke, përkthyese Jonila Godole

#QKLL#ShtëpiabotueseDITURIA#Booktuberi2021#EACEA#CreativeEurope4books

https://fb.watch/v/9wE7YJH_d/