Ngadalësia

Milan Kundera
Përktheu: Mirela Kumbaro
144 faqe
800 lekë

Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes. Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për «balerinët», të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë ekzibicionistë, për të cilët jeta është thjesht një shfaqje e përhershme, e zbrazur nga çdo intimitet dhe çdo gëzim.

Category:

Rreth autorit

Milan Kundera

Milan Kundera

Milan Kundera ka lindur në Republikën e Çekisë. Jeton në Francë që prej vitit 1975.

Rreth përkthyesit

Mirela Kumbaro Furxhi ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në fushën e letrave frënge, në vitin 1988. Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë, pasi kishte fituar titullin Doktore e Shkencave në fushën e studimeve përkthimore. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T - Paris III, Universiteti i Sorbonne - Nouvelle, në Paris, Francë. Pas 27 vitesh kontribut si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Mirela Kumbaro, në vitet 2013-2019, ka kryer detyrën e ministres së Kulturës. Ajo është deputete e Kuvendit Popullor që prej vitit 2017. Mirela Kumbaro ka dhënë një kontribut të veçantë në përkthimin e veprave letrare të njohura, si: Shakaja e Mosdija, Milan Kundera, Duke pritur Godonë, Samuel Beckett, Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui, Moderato cantabile, Marguerite Duras, Mesdheu, Fernand Braudel etj. Është nderuar me titull nderi “Personaliteti shqiptar i vitit 2006”, akorduar nga ministri i Punëve të Jashtme i Shqipёrisё, mars 2006, me motivacionin pёr “Kontributin kёmbёngulёs dhe angazhimin aktiv nё promovimin e vlerave të frankofonisё nё Shqipёri”. Është dekoruar me medaljen “Kalorёse e Palmave Akademike”, akorduar nga ministri i Arsimit Kombёtar i Francёs, në prill 2013, me motivacionin “I kushtohet kontributit tuaj pёr rrezatimin e kulturёs franceze, tё cilin kam kёnaqёsinё e veçantё ta vlerësoj sot”, nderuar me Çmimin Special tё Komisionit Kombёtar tё Frankofonisё, akorduar nga ministri i Punёve tё Jashtme i Shqipёrisë, mars 2000, me motivacionin “Pёr njё veprimtari nё rritje, si pёrkthyese letrare, nё drejtim tё njohjes e popullarizimit tё frankofonisё nё vendin tonё”, dekoruar në korrik 2017 me “Medaljen Oficer i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” nga ministri i Kulturës dhe Komunikimit i Francës.