Në Bibliotekën e fëmijëve, në Durrës, sot prezantuam librin “Njeriu që mbillte pemë” me nxënës të klasës së katërt fillore të shkollës “Jusuf Puka”, të shoqëruar nga mësuesja e tyre, Genta. Së bashku me përkthyesen, lexuam, dëgjuam dhe diskutuam historinë, duke reflektuar për vlerën e gjesteve të vogla dhe rëndësinë e kujdesit për natyrën dhe të tjerët, duke zbuluar kështu mesazhin e thellë të librit: kujdesi, këmbëngulja dhe dashuria për natyrën mund ta transformojnë të ardhmen: edhe duke filluar nga mbjellja e një fare të vetme, mund ta ndryshosh botën.
Biblioteka u mbush me zëra kureshtarë dhe dëgjues të vëmendshëm, fëmijë që lexonin shumë, të cilët e pyetën Saverinën, përkthyesen, rreth librit, autorit, por edhe rreth librave të tjerë, të përkthyer prej saj që ata duan të lexojnë.
#shtepiabotuesedituria #njeriuqëmbilltepemë #saverinapasho #jeangiono #BibliotekaperfemijeDurres #shkollaJusufPuka







