
NJERIU QË MBILLTE PEMË
shkruar nga Jean Giono, ilustruar nga O. Desvaux dhe përkthyer nga origjinali nga Saverina Pasho.
Ndiqeni këtë trajler të bukur, për këtë libër shumë të veçantë, një klasik i madh i letërsisë, një himn për natyrën, libër që ka shëtitur botën, me ilustrimet e shkëlqyera të O. Desvaux. Do të lexoni një histori të bukur për shpresën, mbijetesën dhe bujarinë.
“Njeriu që mbillte pemë” e prek po aq thellë lexuesin sot, sa edhe kur u botua për herë të parë.
Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë pas dite. Është i heshtur, këmbëngulës dhe e do me shpirt natyrën. Shkrimtari e ndjek hap pas hapi, duke na rrëfyer bujarinë e tij. Në një kohë kur teknologjia ka pushtuar zemrat e të rinjve, duke i “burgosur” shpesh mes mureve, ky libër ngjan si i shkruar sot dhe si një ftesë për t’u kthyer te natyra, ashtu si rrënjët, degët, gjethet dhe frutat e pemës në tokën mëmë.
Ky libër është shtypur në fontin EasyReadingPRO.
#njeriuqembilltepeme #jeangiono #saverinapasho #CreativeEurope #shtepiabotuesedituria