Blogu

“Do të gjesh më shumë në pyje sesa në libra”

Bukuria nuk ka dimensione… as kufij. Dhe ky libër i vogël është shembulli i përsosur sepse në shkurtësinë e vet përmban një bukuri të pafund, por mbi të gjitha një dritë shprese që nuk mund të shuhet.
60 faqe nëse e lexoni, 30 minuta nëse e dëgjoni. Historia e paharrueshme që tregon jetën e Elzear Bufjesë, një bariu të thjeshtë i cili për më shumë se 30 vjet, madje edhe gjatë viteve më të vështira të dy luftërave botërore, mbolli mijëra pemë në malet franceze, duke ndryshuar përgjithmonë peizazhin përreth, për mirë.

“Njeriu që mbillte pemë” është një përrallë moderne e mrekullueshme, që tregon se si edhe gjestet më të vogla, si mbjellja e një peme të thjeshtë, mund t’u bëjnë mirë të gjithëve.

Këshillojini fëmijët ose nxënësit tuaj ta lexojnë!

“Kur mendoj se një njeri i vetëm, pa pasur asgjë përveç forcës së tij fizike dhe morale, mundi ta kthente shkretëtirën në Tokën e Premtuar, zbuloj se, pavarësisht gjithçkaje, qenia njerëzore është e admirueshme. Por, kur llogaris se i është dashur një shpirtmadhësi e palëkundur dhe një bujari e zjarrtë për të arritur këtë rezultat, ndiej një respekt të pakufishëm për atë fshatar të moshuar, të pashkollë, që diti të realizonte me sukses një vepër të denjë për Zotin.”

LIBRI: NJERIU QË MBILLTE PEMË – Jean Giono