Blogu

Prezantimi i librit “Djali që e sheh botën me gishta”, në festivalin “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”

Prezantimi i librit “Djali që e sheh botën me gishta” nga vetë autorët, Tomasz Malkowski dhe Joanna Rusinek.

Takimin e hapi shkrimtarja Albana Nexhipi që i uroi dy autorët për librin, duke u ndalur te personazhi i Kamilit që përfaqëson një fëmijë që ka nevojë të kuptohet, të pranohet nga shokët që të bëjë një jetë normale.

“Mirë se vini në Shqipëri, Tomasz dhe Joanna. Historia juaj u flet jo vetëm lexuesve të rinj, por edhe të rriturve që ende kanë guximin të mallëngjehen e entuziazmohen.”

Të dy autorët e librit folën rreth librit, për mënyrën si ishte pritur nga lexuesi polak dhe u shprehen që ishin kureshtarë të dinin përshtypjet e fëmijëve shqiptarë, që ishin të njëzetët mes lexuesve të huaj.

Malkowski i ftoi nxënësit ta provonin “në kurrizin e tyre” të qënit i verbër. Fëmijët mbyllën syte, u kthyen ne drejtime të ndryshme dhe folën per ndjesitë e tyre. Mes humorit dhe reflektimeve, Malkowski tregoi se ka njerëz, femijë në këtë rast, që duhen ndihmuar në të gjitha rastet. Më pas iu përgjigjën edhe pyetjeve të fëmijëve që shpesh ishin edhe befasuese. “Si lindi personazhi i Kamilit?” “A ka diçka autobiografike në libër?” “Si mendoni, pse duhet të lexojmë edhe ne, fëmijët shqiptarë, këtë libër?” “Ne kemi në klasë një shok me autizëm dhe e përfshijmë në lojërat tona, ashtu si ju Kamilin.” “A mund të na ndryshojë libri?” “Në Poloni fëmijë lexojnë më shumë librin apo merren me telefonin?”

Ishte një bisedë e bukur, e sinqertë dhe emocionuese. Përmes Kamilit, Tomasz Malkowski foli jo vetëm për një personazh, por edhe për ndjeshmërinë e të rinjve, frikën e tyre, nevojën për t’u përfshirë në shoqëri.

Femijet kishin pergatitur nje koncert te shkurter, te kendshem dhe interesant.

#shtepiabotuesedituria#HighschoolWilson#TomaaszMalkowski#oJoanarusinek#FestivaliOpenmindopenheart#ambasadapolakeneshqiperi#CreativeEurope

#adriatikexhdeda