Festivali “Mendje e hapur, zemër e hapur”
Po çfarë mund të themi për shfaqjen teatrale, një mënyrë origjinale e zgjedhur nga fëmijët për të folur për librin “Njeriu që mbillte pemë” të Jean Giono-së, përkthyer në shqip nga Saverina Pasho?
Nxënësit na kujtuan, me thjeshtësi, se edhe një njeri mund ta ndryshojë botën, përmes durimit, shpresës dhe dashurisë për jetën.
Djali i vogël që luante rolin e burrit që nuk kërkoi famë, pushtet apo pasuri, e luante rolin gjithë qejf dhe gjallëri. Gjatë gjithë shfaqjes ai mbillte lende, që më pas të mbinin pemët. Dhe duke mbjellë pemë, ai ishte i bindur se po i rikthente jetën tokës dhe shpresën qenieve njerëzore.
Fëmijët thanë në fund se mesazhi më i bukur i këtij dramatizimi është pikërisht ky: edhe gjestet e vogla, kur lindin nga zemra, mund ta transformojnë të ardhmen.
Urime fëmijëve për përkushtimin, emocionin dhe ndjeshmërinë me të cilën e sollën këtë histori në jetë. Dhe faleminderit mësuesve që vazhdojnë të edukojnë jo vetëm në njohuri, por edhe në ndjeshmëri, natyrë dhe bukuri.
#shtepiabotuesedituria#HighschoolWilson#FestivaliOpenmindopenheart#CreativeEurope









