Në Panairin e 28 të Librit, më 13 nëntor 2025, u prezantua projekti "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë", projekt i mbështetur nga platforma e Evropës Krijuese. Drejtori i Shtëpisë Botuese Dituria, z. Petrit Ymeri, bëri prezantimin e librave, autorëve dhe përkthyesve të pranishëm, pjesëmarrës në këtë projekt. Me praninë e përkthyesve Saverina Pasho, Sokol Demaku, Lorena Dedja, Astrit Beqiraj, Agim Doksani, Kujtim Ymeri, Albana Shala, Albana Nexhipi, Elda Gjana dhe shkrimtarit Virgjil Muçi. Në takim morën pjesë edhe botues të tjerë, krijues dhe aktorë të botës së librit. https://dituria.al/storiesinspire/wp-content/uploads/2026/01/Prezantim_projektit.mp4
“Djali që e sheh botën me gishta” nga Tomasz Malkowski
Një histori plot humor dhe që tregon për një djalë me optimizëm të jashtëzakonshëm dhe burim frymëzimi! Djaloshi që shikonte me gishta, nga Tomasz Malkowski & Joanna Rusinek, për ta zbuluar tashmë, në librarinë tuaj.
THE BEST CHILDREN’S BOOKS OF 2022. THE NEW YORK TIMES
Në çdo dhjetor New York Times publikon një listë, të ndarë sipas kategorive, të librave që redaktorët i konsiderojnë si librat më të mirë të botuar në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit. "Vera e zhytjeve" nga Sara Stridsberg dhe Sara Lundberg është ndër librat e zgjedhur për lexuesit më të vegjël. #shtepiabotuesedituria #Veraezhytjeve #Sarastridsberg #saralundberg #sokoldemaku #CreativeEurope
Aktiviteti i zhvilluar në Qendrën e Edukimit dhe Librit për fëmijë
Nga aktiviteti i zhvilluar sot në Qendrën e Edukimit dhe Librit për fëmijë, ku fëmijëve, duke marrë shkas nga libri i Jean Giono "Njeriu që mbillte pemë", dhe disa librave të shkruar prej tij me këtë temë, foli edhe prof. Ilia Lëngu për rëndësinë që ka mjedisi në jetët tona. #njeriuqembilltepeme #jeangiono #CreativeEurope #ilialengu
Një histori e përjetshme sesi secili prej nesh mund të sjellë një ndryshim të mirë në jetën e të gjithëve.
“Do të gjesh më shumë në pyje sesa në libra”
Bukuria nuk ka dimensione... as kufij. Dhe ky libër i vogël është shembulli i përsosur sepse në shkurtësinë e vet përmban një bukuri të pafund, por mbi të gjitha një dritë shprese që nuk mund të shuhet.60 faqe nëse e lexoni, 30 minuta nëse e dëgjoni. Historia e paharrueshme që tregon jetën e Elzear Bufjesë, një bariu të thjeshtë i cili për më shumë se 30 vjet, madje edhe gjatë viteve më të vështira të dy luftërave botërore, mbolli mijëra pemë në malet franceze, duke ndryshuar përgjithmonë peizazhin përreth, për mirë. "Njeriu që mbillte pemë" është një përrallë moderne e...
Book trailer: “Njeriu që mbillte pemë”, Jean Giono
NJERIU QË MBILLTE PEMË shkruar nga Jean Giono, ilustruar nga O. Desvaux dhe përkthyer nga origjinali nga Saverina Pasho. Ndiqeni këtë trajler të bukur, për këtë libër shumë të veçantë, një klasik i madh i letërsisë, një himn për natyrën, libër që ka shëtitur botën, me ilustrimet e shkëlqyera të O. Desvaux. Do të lexoni një histori të bukur për shpresën, mbijetesën dhe bujarinë. “Njeriu që mbillte pemë” e prek po aq thellë lexuesin sot, sa edhe kur u botua për herë të parë. Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë...
Diskutim për librin “Njeriu që mbillte pemë” në Bibliotekën e fëmijëve në Durrës
Në Bibliotekën e fëmijëve, në Durrës, sot prezantuam librin "Njeriu që mbillte pemë" me nxënës të klasës së katërt fillore të shkollës "Jusuf Puka", të shoqëruar nga mësuesja e tyre, Genta. Së bashku me përkthyesen, lexuam, dëgjuam dhe diskutuam historinë, duke reflektuar për vlerën e gjesteve të vogla dhe rëndësinë e kujdesit për natyrën dhe të tjerët, duke zbuluar kështu mesazhin e thellë të librit: kujdesi, këmbëngulja dhe dashuria për natyrën mund ta transformojnë të ardhmen: edhe duke filluar nga mbjellja e një fare të vetme, mund ta ndryshosh botën. Biblioteka u mbush me zëra kureshtarë dhe dëgjues të vëmendshëm,...
Diskutim për librin “Njeriu që mbillte pemë” në televizionin MCN
Në studion e MCN, Jeta Hamzallari, redaktore përgjegjëse te Dituria, foli me gazetaren Etelina Nikolla, për librin "Njeriu që mbillte pemë", shkruar nga Jean Giono dhe përkthyer nga Saverina Pasho, "një histori që ngjan si përrallë, një përrallë që ka aromën e një historie të vërtetë", sipas një kritiku të njohur francez. #MCN #shtepiabotuesedituria #Njeriuqëmbilltepemë #JeanGiono #saverinapasho #creativeeurope
10 titujt e rinj të programit Creative Europe nga Shtëpia Botuese Dituria – Intervistë me drejtorin Petrit Ymeri
Drejtori i Shtëpisë Botuese DITURIA në një intervistë interesante për titujt e rinj që do të botohen në 2025-2027 në kuadrin e projektit "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë" mbështetur nga platforma e Europës Kreative.