blogu

Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti i zhvilluar në Qendrën e Edukimit dhe Librit për fëmijë, për librin “Njeriu që mbillte pemë”

Nga aktiviteti i zhvilluar sot në Qendrën e Edukimit dhe Librit për fëmijë, ku fëmijëve, duke marrë shkas nga libri i Jean Giono "Njeriu që mbillte pemë", dhe disa librave të shkruar prej tij me këtë temë, foli edhe prof. Ilia Lëngu për rëndësinë që ka mjedisi në jetët tona. #njeriuqembilltepeme #jeangiono #CreativeEurope #ilialengu

Continue Reading →

Book trailer: “Njeriu që mbillte pemë”, Jean Giono

NJERIU QË MBILLTE PEMË shkruar nga Jean Giono, ilustruar nga O. Desvaux dhe përkthyer nga origjinali nga Saverina Pasho. Ndiqeni këtë trajler të bukur, për këtë libër shumë të veçantë, një klasik i madh i letërsisë, një himn për natyrën, libër që ka shëtitur botën, me ilustrimet e shkëlqyera të O. Desvaux. Do të lexoni një histori të bukur për shpresën, mbijetesën dhe bujarinë. “Njeriu që mbillte pemë” e prek po aq thellë lexuesin sot, sa edhe kur u botua për herë të parë. Në Provansë, në një rajon të shkretë e të egër, një bari i vetmuar, me emrin Elzear, mbjell pemë ditë...

Continue Reading →

Prezantimi i projektit “Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë”

Në Panairin e 28 të Librit, më 13 nëntor 2025, u prezantua projekti "Histori që frymëzojnë dhe lënë shenjë", projekt i mbështetur nga platforma e Evropës Krijuese. Drejtori i Shtëpisë Botuese Dituria, z. Petrit Ymeri, bëri prezantimin e librave, autorëve dhe përkthyesve të pranishëm, pjesëmarrës në këtë projekt. Me praninë e përkthyesve Saverina Pasho, Sokol Demaku, Lorena Dedja, Astrit Beqiraj, Agim Doksani, Kujtim Ymeri, Albana Shala, Albana Nexhipi, Elda Gjana dhe shkrimtarit Virgjil Muçi. Në takim morën pjesë edhe botues të tjerë, krijues dhe aktorë të botës së librit. https://dituria.al/storiesinspire/wp-content/uploads/2026/01/Prezantim_projektit.mp4

Continue Reading →