Po, libri artistik duhet të hyjë në shkollë, aq më tepër në bibliotekë. Vërtet shkrimtarët nuk kanë shkopin magjik që u ngjall fëmijëve dëshirën për të lexuar, por fjalët e tyre kanë peshë... Sot Virgjil Muçi dhe Astrit Beqiraj ishin në Bibliotekën publike "Qemal Baholli" të Elbasanit për të folur e diskutuar me fëmijët për librat e botuar së fundmi nga Dituria, autorë ose përkthyes të të cilëve janë. Dhe a e dini çfarë? Fëmijët u kënaqën shumë por dhe të rriturit nuk mbeten prapa. Mesueset kërkuan takime të reja dhe ne do të jemi sërish pranë tyre
Nga turi letrar për librat për fëmijë Prezantimi i librave për fëmijë në Biblioteken Publike “Qemal Baholli”, Elbasan
Çaste nga prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski dhe Princeshëza e hënës, Virgjil Muçi, në Bibliotekën Publike "Qemal Baholli", Elbasan. Falënderojmë mikpritësit, mësueset por sidomos lexuesit e vegjël për dëshirën dhe entuziazmin e tyre për librat tanë. #CreativeEurope
Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën “Koto Hoxhi” në Gjirokastër
Prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski në shkollën "Koto Hoxhi" në Gjirokastër, kl. 4c me mësuese Evën.
Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën komunitare “Ndoc Mazi” në Shkodër
Për librin dhe dashurinë për të dhe në veçanti për librat "Njeriu që mbillte pemë" dhe "Djali që e sheh botën me gishta" u organizua një aktivitet në shkollën komunitare "Ndoc Mazi" Shkodër, me nxënës të kl.5. Falënderojmë drejtoren Valbona Idrizi dhe mësueset Valbona Kraja e Marilda Rakaj, që me perkushtim u ushqejnë nxënësve dashurinë për librin. #CreativeEurope
Nga turi letrar për librat për fëmijë – Shpallja e konkursit “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3, në shkollën “Ismail Qemali”, Vlorë
Shpallet konkursi “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3, në shkollën "Ismail Qemali", Vlorë! Shprehni imagjinatën, ndani emocionet dhe bëhuni Booktuberi më i mirë! Nxënës të klasave VI u ftuan që të realizojnë videot për booktub, frymëzuar nga librat: Njeriu që mbillte pemë – Jean Giono Vera e zhytjeve – Sara Stridsberg Djali që e sheh botën me gishta – Tomas Malkowski Do të ketë fitues dhe videot më të mira do të ndahen në rrjetet sociale të DITURISË, me dhurata surprizë për krijimtarinë dhe pasionin e tyre!
Nga turi letrar për librat për fëmijë Prezantimi i librave dhe shpallja e konkursit “Booktuberi më i mirë” – “Naim Frashëri”, Fier
Një ditë e veçantë kushtuar librit dhe leximit në shkollën "Naim Frashëri", Fier! Prezantimi i librave Njeriu që mbillte pemë, Jean Giono; Vera e zhytjeve, Sara Stridsberg; Djali që e sheh botën me gishta, Tomas Malkowski dhe shpallja e konkursit “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3. Një aktivitet plot emocione dhe diskutime, me nxënës të klasave IV dhe V, gjatë të cilit nxënësit u frymëzuan për të ndarë idetë dhe emocionet e tyre. Ky aktivitet shërbeu edhe për të shpallur konkursin “Booktuberi më i mirë”, Edicioni i 3, një mundësi për nxënësit, që të tregojnë kreativitetin dhe pasionin e tyre për librat përmes videove, duke...
Nga turi letrar për librat për fëmijë Aktiviteti në shkollën “28 Nëntori” në Laprakë, për librin “Djali që e sheh botën me gishta”
"Djali që e sheh botën me gishta" i shkrimtarit polak Tomas Malkowski, përkthyer nga Astrit Beqiri, shkon në shkollën "28 Nëntori", Laprakë. Diskutimet, pyetjet dhe reflektimet treguan se historia e këtij djali ka arritur t'i bëjë fëmijët të mendojnë ndryshe për mënyrën si e perceptijnë botën dhe vlerat që na mëson për empatinë, kurajon dhe imagjinatën. Shpresojmë që ky libër t'i ketë frymëzuar për të lexuar më shumë dhe për ta parë botën me sy të hapur dhe zemër të ndjeshme. Faleminderit nxënësve, mësuesve dhe psikologes së shkollës për pyetjet dhe bisedën e mrekullueshme! #djaliqeeshehbotenmegishta #TomasMalkowski #AstritBeqiri #CreativeEurope
“Djali që e sheh botën me gishta” nga Tomasz Malkowski
Një histori plot humor dhe që tregon për një djalë me optimizëm të jashtëzakonshëm dhe burim frymëzimi! Djaloshi që shikonte me gishta, nga Tomasz Malkowski & Joanna Rusinek, për ta zbuluar tashmë, në librarinë tuaj.
Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në shkollën “Jusuf Puka” në Durrës, për librat “Njeriu që mbillte pemë” dhe “Vera e zhytjeve”
Sot u përmbyll me sukses konkursi i eseve i zhvilluar mes nxënësve të klasave V të shkollës “Jusuf Puka” në Durrës. Konkursi, i organizuar me përkushtim nga mësuese Genta, me synimin për të nxitur te fëmijët dashurinë për leximin, reflektimin dhe shprehjen krijuese përmes shkrimit, pati dy tema domethënëse: “Toka është shtëpia jonë, një planet kompleks që mbështet dhe mbron jetën”, frymëzuar nga libri “Njeriu që mbillte pemë” i J. Giono, si dhe “Një vajzë mund të arrijë gjithçka që dëshiron”, frymëzuar nga libri “Vera e zhytjeve” i S. Stridsberg. Përmes eseve të tyre, nxënësit sollën mendime të ndiera për...
Nga turi letrar për librat për fëmijë Konkursi i eseve në Bibliotekën Publike “Thimi Mitko” në Korçë, për librat “Njeriu që mbillte pemë” dhe “Vera e zhytjeve”
Kur misionet e dy institucioneve përputhen për të nxitur e kultivuar dëshirën e lexuesve të rinj për librin. Bibliotekat mund të bëjnë shumë për këtë kur kanë drejtues e punonjës të përkushtuar si Biblioteka Publike "Thimi Mitko", Korçë. Ju lumtë nxënësve që morën pjesë në këtë garë krijimesh. Në vijim do t'i publikojmë esete më të bukura. #CreativeEurope #shtepiabotuesedituria #antoniobanliku #leximeterekomanduara