Pafundësi
Maša Kolanović
Përktheu: Xhelal Fejza
196 faqe
800 lekë
Absurditeti i ekzistencës, lidhur ngushtë me kapitalizmin e pamëshirshëm, janë ne qendër të rrëfimeve (dymbëdhjetë histori) te shkrimtares kroate, Maša Kolanović. Protagonistët përpiqen të ruajnë dinjitetin e tyre ne një botë të ashpër: një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin në varr dhe u kërkon familjarëve t’i telefonojnë një ditë pas funeralit; një tregimtare i lexon bashkëshortit në prag të vdekjes dhe një ish-drejtori të një dyqani, slogane reklamash nga katalogu i IKEA-s.
Një vajzë, nëna e së cilës ndërron jetë prej kancerit, hap gardërobën e së ëmës dhe gjen aty “ditarin e shpenzimeve” të saj pa fre në eBay, si një mënyrë për të hequr mendjen nga diagnoza e pamëshirshme.
Një baba i moshuar e sheh veten në duart e një operatori telefonik, me të cilin ka firmosur pa u menduar një kontratë të pafavorshme, dhe fillon të marrë fatura të majme, sepse nuk ia thotë nga teknologjia.
Një fëmijë u kërkon prindërve t’i blejnë të njëjtën kukull që ka parë në një dokumentar për Çernobilin… Në të dymbëdhjetë historitë, që të bëjnë të mendosh, jeta dhe vdekja ndërthuren me njëra-tjetrën, bashkë me të qeshura, lot në sy dhe një komb në fyt.
“Vëllimi me tregime i Maša Kolanović na fut në botën kafkiane, të cilën, e konstatojmë edhe si të tanishmen tonë. Qendra të mëdha tregtare, kukulla nga Çernobili, kompani telefonike si rrobaqepës të gjithëpranishëm të jetëve tona, gjithçka gjendet në këtë përmbledhje me tregime të shkruara shkëlqyeshëm dhe me fuqi që do të na tronditë seriozisht.”
Zoran Feriç, shkrimtar dhe publicist
“Libri i ri i Maša Kolanović është një prej ngjarjeve vjetore të prozës, gjithsesi jo pretenduese, e butë, me tregime të thella që bëjnë fjalë për të gjithë ne, në këtë kohë në të cilën jemi gozhduar, mbi kapitalizmin dhe konsumizmin. Tregime të cilët jetojnë së bashku me ne për një kohë të gjatë pas leximit.”
Monika Herceg, poete dhe aktiviste shoqërore
Rreth përkthyesit

Xhelal Fejza
Xhelal Fejza është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe më pas kreu studime pasuniversitare për Gjuhë dhe Letërsi ballkanike në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 fillon karrierën në fushën e diplomacisë: 1993-1996 shërben si sekretar i dytë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb; 1996-2005, specialist në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë; 2005-2010 - Ministër këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb; 2010-2013 - këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd; 2013-2019 - Ministër këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd. Prej vitit 2019, kur përfundon angazhimin si diplomat, jeton në Shkodër dhe punon si përkthyes i pavarur. Xhelal Fejza është përkthyesi i shumë veprave nga gjuhët kroate, serbe e bosnjake. Përkthime nga kroatishtja: Qyteti në pasqyrë nga Mirko Kovač; Serda këndon, në muzgun e Rrëshajëve nga Miljenko Jergovi; Historia e Kroacisë nga Ivo Goldstein. Përkthime nga serbishtja: Heshtja nga Meša Selimović; Fortesa nga Meša Selimović; Si ta qetësojmë vampirin nga Borislav Pekić; Gruaja nga Sarajeva nga Ivo Andrić; Omer Pasha Latas nga Ivo Andrić; Oborri i mallkuar nga Ivo Andrić. Përkthim nga bosnjakishtja: Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit nga Haris Silajxhiç etj.