Blog

Artikull për librat për fëmijë. “A di të fërshëllesh, Johana?” – Ulf Stark, “Kebaria, vajza që lexonte bukur” – Janja Vidmar dhe “Çadra e purpurt” – Alki Zei janë rekomandimet tona

a-di-të-fërshëllesh-Jonana

ÇADRA E PURPURta di të fërshëllesh JonanaKebaria-vajza-që-lexonte-bukur-
https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/pcb.1560869913932356/1560869843932363/?type=3
Kushedi sa e sa herë ju ka ndodhur: nesër ka ditëlindjen shoku a shoqja i fëmijës suaj dhe nuk keni as idenë më të vogël se çfarë t’i dhuroni: epo, përgjigjja është vetëm një: NJË LIBËR. Përse? Ja pesë arsye të mira:
1. RAPORTI CILËSI-ÇMIM.
Një libër për fëmijë nuk ka kurrë ndonjë çmim të tepruar, përgjithësisht shkon nga 500 dhe 1 000 lekë. Megjithatë, nëse zgjidhet me kujdes, është një thesar i vogël: sepse është një botë e tërë e re për t’u zhbiruar, e përbërë nga histori, personazhe e ngjarje me të cilat fëmija do të lidhet shumë shpejt. Dhe, çdo qindarkë e shpenzuar për një libër për fëmijë, nëse shpenzohet me mend, është investim në të ardhmen e tyre.
2. I BËN FËMIJËT DHE PRINDËRIT TË KALOJNË MË SHUMË KOHË SË BASHKU.
Kur dhuron një libër, çon te prindërit që po festojnë edhe një sugjerim: “Ky libër mund të lexohet me mamin dhe me babin”. Do të jetë një dhuratë e dyfishtë, sepse, përveç librit, do t’i keni falur vogëlushit edhe një mundësi për të kaluar më shumë kohë me mamin dhe me babin, të cilët, shpesh të rrëmbyer nga ilustrimet, përfshihen me dëshirë në lexim. Po ta mendosh mirë, edhe për të rriturit, leximi i librave për fëmijë është një rikthim në vogëli.
3. KA MUNDËSI TË PAFUNDME ZGJEDHJESH.
Mjafton të bësh një shëtitje të shkurtër nëpër librari dhe do të shihni se ka libra të mrekullueshëm për të gjitha grupmoshat e fëmijëve. Shtëpia Botuese DITURIA u rekomandon lexuesve të vegjël librat e saj më të fundit dhe klasikët:
“A di të fërshëllesh, Johana?” – Ulf Stark
“Kebaria, vajza që lexonte bukur” – Janja Vidmar
“Pesë fëmijë dhe xhuxhi i rërës” – Edith Nesbit
“Çadra e purpurt” – Alki Zei
“Dy vjet pushime” – Zhyl Vern
“Ana Frank. Ditari sekret”
4. AI QË FESTON DO TË MBETET PËRHERË I KËNAQUR.
Nëse u dhuron fëmijëve libra – nga 0 deri në 5 vjeç – nuk ke për të dëgjuar kurrë: “Sa e shëmtuar, nuk më pëlqen!”. Kjo mund të ndodhë me lloje të tjera dhuratash, por asnjëherë me një libër.
5. MUND TË JETË NJË KUJTIM I BUKUR, QË E KA PËR TË GJITHË JETËN.
Veçanërisht kur dhurata është për një fëmijë që nuk lexon, pakoja juaj mund të jetë një surprizë e vërtetë. Nganjëherë, është një libër i caktuar ai që nxit interesin dhe pasionin për leximin, si dhe pasuron bibliotekën vetjake. Kjo vlen si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Dhe, nëse pasionet shkojnë dorë për dore, ka shumë mundësi që në të ardhmen të marrin udhë. E gjitha kjo falë dhuratës suaj!
#differentvoices #CreativeEurope

https://www.facebook.com/ShtepiaBotueseDituria/photos/pcb.1560869913932356/1560869843932363/?type=3