Sepse DITURIA i vlereson përkthyesit!
Perkthyesja e librit SKELLIG, Erblina Kërçishta
Erblina Kërçishta lindi në qytetin e Peshkopisë. Më 2003 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, për përkthyese dhe interprete e gjuhës angleze. Më 2011 kreu studimet MA pranë Institutit të Studimeve Europiane. Ka punuar në Qendrën për Përkthim dhe Kualifikim (2009-2012) dhe si pedagoge e gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës (2009-2012). Në vitin 2013 u vendos përfundimisht në ShBA dhe deri më 2016 ishte mësuese për Knowledge Universe, Troi, Miçigan, ShBA; nga shtatori 2016 – përkthyese për Multilanguage Services, Inc.
Me një përvojë 14-vjeçare në fushën e përkthimit dhe të edukimit të fëmijëve dhe brezave të rinj, Erblina Kërçishta është përkthyese e shumë titujve, si: Superpluhuri i doktor Proktorit, Jo Nesbo; E fiksuara pas dyqaneve vë kurorë, Sophie Kinsella; Selaniku, qyteti i fantazmave, Mark Mazower; Një grua në Paris, Paula McLain; Pushime në vilë, Madeleine Wickham; Historia e Finlandës, Henrik Meinander; Historia e Polonisë, Jerzy Lukowski dhe Hubert Zawadzki etj.
Njohëse shumë e mirë e anglishtes dhe italishtes.
#Differentvoices #CreativeEurope
Pak fjalë për autorin e librit SKELLIG
David Almondi (1951) u rrit në një familje të madhe në Felling, një qytet i vogël me pamje nga lumi Tyne, në Angli. Konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj anglezë për letërsinë për fëmijë dhe është autori më i rekomanduar në listat e leximit në shkollat e Britanisë së Madhe.
Me romanin e tij të parë Skellig ka fituar çmimet më të rëndësishme letrare ndërkombëtare, mes të cilave medaljen Carnegie dhe çmimin Whitbread për librin e vitit.
Skellig është botuar në më shumë se tridhjetë gjuhë. Më 2010, David Almondi fitoi çmimin Hans Christian Andersen për kontributin disavjeçar në letërsinë për fëmijë.
Romanet, historitë, filmat dhe dramat që pasuan i kanë sjellë sukses të madh, një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe janë vlerësuar me fjalët më të mira nga kritika.
#Differentvoices #CreativeEurope