Blog

Libri për fëmijë “A di të fërshëllesh, Johana?” udhëton nëpër Shqipëri dhe takon lexuesit e vegjël!

Aktivitet-ne-Biblioteke

Sokol Demaku

Aktivitet ne Biblioteke

A di te fershellesh, Johana.

Përkthyesi i librit të sapobotuar për fëmijë “A di të fërshëllesh, Johana?” , zoti Sokol Demaku, po bën një udhëtim nëpër bibliotekat dhe shkollat e disa prej qyteteve të Shqipërisë, si në Fier, Lezhë dhe Berat, së bashku me librin e mrekullueshëm të botuar nga Shtëpia Botuese Dituria. 52 faqet e librit, të mbushura me ilustrime, por edhe me historinë shumë prekëse të vogëlushit Berra, do të jenë një surprizë e këndshme për fëmijët.

Në foton e parë paraqitet zoti Demaku në studion e tij të punës në Suedi, ndërsa në foton tjetër janë disa prej pjesëmarrësve në aktivitet, në Bibliotekën publike të Fierit:
Në të djathtë, znj. Daklea Amoniku – përgjegjëse e sektorit të librit për fëmijë
Në mes, znj. Kristin Bjarnadottir – shkrimtare suedeze
Në të majtë, znj. Denisa Dashi – punonjëse në sektorin e librit për fëmijë