Blog

Venera Domi, përkthyesja që bëri të flasë shqip shkrimtari Erik Orsenna dhe Histamina

Venera Domi

 

Të njihemi me përkthyesen e librit Prinesha Histaminë. Kush është Venera Domi?

Venera Domi i përfundoi studimet e larta për gjuhë dhe letërsi franceze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, më 1987. Më 2008-2009 u specializua për Administratë Publike pranë École Nationale d’Administration (ENA) Francë. Nga viti 1992 dhe në vazhdim ka kryer një sërë kualifikimesh në fusha të ndryshme të diplomacisë, si dhe ka ushtruar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme ku punon që prej vitit 1992, si brenda vendit dhe jashtë tij. Aktualisht shërben si Ambasadore e Shqipërisë pranë UNESCO-s.
Njohëse e shkëlqyer e gjuhës frënge, angleze dhe italiane.
Përkthyese e shumë veprave të letërsisë artistike, historike apo filozofike, si: “Murkaluesi” nga Marsel Eme; “Mesnatë dashurie” nga Michel Tournier, “Origjina e mendimit grek” nga Jean P. Vernant; “Bonaparti mysliman” nga Katherine E. Fleming.