Vizita e autores Alki Zei në kolegjin Areakeio e Tiranës ishte ndoshta ngjarjet më të rëndësishme për nxënësit që mësojnë aty. Autorja, e cila ishte ftuar nga Shtëpia Botuese DITURIA për të prezantuar dy librat e saj, të botuar tani edhe në shqip, Çadra e purpurt dhe Kostandina, u foli fëmijëve dhe theksoi edhe një herë rëndësinë e leximit dhe dashurisë për librin. Pas fjalës së znj. Mariana Ymeri dhe fjalës së drejtorit të shkollës, z. Franzitis, nxënësit patën raste t’i drejtonin autores pyetje dhe të bisedonin me të për librat, jetën e saj dhe krijimtarinë dhe të merrnin nga një nënshkrim në librat Çadra e purpurt dhe Kostandina.