Në kuadër të nismave për nxitjen e lexim te fëmijët e vegjël, Shtëpia Botuese DITURIA shkon në Bibliotekën e Fëmijëve “Thoma Turtulli”. DITURIA kishte përgatitur një event të veçantë, i njoftuar më së pari në FaceBook, që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj dhe u prit si një nismë shumë e mirë nga prindërit, mësuesit dhe vetë fëmijët.
Gjatë aktivitetit u lexuan pjesë nga libri i sapobotuar, “Princeshë Histamina” e autorit Erik Orsenna të Akademisë franceze, që i argëtoi fëmijët dhe bëri që të kalonin një të shtunë ndryshe.