Mes shumë të pranishmëve, lexuesve, nxënësve të shkollave dhe profesorëve të letërsisë e lexuesve që kishin ardhur të merrnin një libër me shënimin e shkrimtares së madhe greke, Alki Zei, pati edhe të ftuar të tjerë. Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, ka përshëndetur takimin dhe ka shprehur dëshirën e mirë për mbështetjen e përkthimeve, duke premtuar se dy librat e autore Zei do të ishin leximet e saj të radhës.