Përfaqësues të Shtëpisë Botuese DITURIA dhe përkthyesja e librit “Skellig. Historia magjike e një miqësie të pazakontë”, Erblina Kërçishta, kanë qenë më datë 9 nëntor 2017 në bibliotekën e shkollës “Gjon Buzuku” për të prezantuar librin dhe për të bërë një bisedë letrare me nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Si një libër mjaft i përshtatshëm për këtë moshë, duke qenë se nxit fantazinë dhe u mëson fëmijëve vlera atë rëndësishme, si miqësia, rëndësinë e dashurisë dhe altruizmin, “Skellig…” u pëlqeu shumë dhe ora e kaluar duke biseduar për të, u ka shërbyer mjaft.
Libri është pjesë e Programit Europa Krijuese të Bashkimit Europian. Ky është njëri ndër dhjetë librat e botuar nga Shtëpia Botuese DITURIA, në Projektin Different Voices.