PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: “Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante”.
“Nxënësit duhet ta zbulojnë botën edhe përmes librave. Librat janë një pasuri që nuk ka shok, prandaj të gjithë, shkolla, bibliotekat, shteti dhe ne “punëtorët” e librit, duhet te punojmë me përkushtim për këtë qëllim. Shkolla “Pandeli Sotiri” punon shumë edhe për këtë, natyrisht falë pasionit të mësuesve dhe drejtuesit të saj, gjë që manifestohet në këtë aktivitet interesant dhe mjaft të gjallë, organizuar në bashkëpunim me DITURINË. Falënderojmë edhe Ambasadën Greke në Tiranë që u përkujdes të jepte një kontribut në pasurimin e bibliotekave të këtyre shkollave me tituj të rinj.”
Petrit Ymeri, Drejtor i Shtëpisë Botuese DITURIA
Përkthyesi Kleo Lati duke përshkruar atë udhëtim të bukur që ndërmerr lexuesi gjate leximit të një libri si “Çadra e purpurt” e “Kostandina” të Alki Zeit.