Blog

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: në Gjirokastër, shkolla “Pandeli Sotiri”

Pandeli-Sotiri-4

 

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018:  “Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante”

Sërish mes nxënësish! Këtë herë në shkollën “Pandeli Sotiri” në Gjirokaster, drejtori i Sh.B. DITURIA, z. Petrit Ymeri, së bashku me perkthyesit Kleo Lati dhe Jani Malo, për të prezantuar librat “Çadra e purpurt” e “Kostandina” të Alki Zeit, si dhe titujt e tjerë të Projektit Different Voices.
Një diskutim mjaft interesant mes nxënësve, mësuesve, përkthyesve të talentuar të këtyre librave. Z. Petrit Ymeri foli për rëndësinë e madhe te librit, leximit, përzgjedhjes së titujve që duhet të bëjnë shkollat, për të qenë libri, në këtë mënyrë, një mjet i fuqishëm në edukimin, njohjen e jetës dhe zbavitjen e nxënësve. Z. Kleo Lati foli për vlerat dhe mesazhet interesante e aktuale te librit “Çadra e purpurt” të Alki Zeit. I gjithë aktiviteti u zhvillua në një mjedis të mrekullueshëm entuziazmi, dashurie për librin dhe përkushtimi të drejtorit të shkollës, Z. Pandeli Papa dhe mësuesve të letërsisë, si Vojsava Xhai.Pandeli Sotiri Pandeli Sotiri Pandeli Sotiri 3 Pandeli Sotiri 4