Blog

Kur librat përcjellin mesazhe: interpretim i fragmenteve nga romani “Kostandina”

Shkolla-Mespotam-6

Pse të lexojmë një libër? Në botë ka miliona njerëz që nuk mund të lexojnë, madje edhe mes atyre që mund ta bëjnë këtë, shumë pak janë ata që lexojnë rregullisht libra. Është e lehtë të mbushësh ditën me internet, televizion, video-lojëra. Por asnjë nga këto aktivitete nuk është lexim. Leximi është art, zbavitje, mësim.
Leximi do t’ju ndryshojë mendjen, po ashtu si fizkultura ju ndryshon trupin: një botë krejt e re do të hapet para jush; do të ndiheni dhe do të veproni ndryshe, sepse librat do të jenë më të gjallë dhe argëtues për ju“,- kështu e hapi fjalën e tij, z. Petrit Ymeri, drejtor i DITURISË, ne shkollën 9-vjeçare të fshatit Mesopotam. Nxënësit ishin jo vetëm të vëmendshëm por edhe reflektonin për gjithçka. Sepse motivi i takimit letrar ishte “Lexojmë letërsi, reflektojmë, interpretojmë, krijojmë edhe ne”. Shkolla Mespotam Shkolla Mesopotam 3 Shkolla Mesopotam Shkolla Mespotam 2 Shkolla Mespotam 5 Shkolla Mespotam 6 Shkolla Mespotam 9 Shkolla Mespotam 11 Shkolla Mespotam 13 Shkolla Mespotam 5
Drejtori i shkollës, z. Lefter Xhallo, mësuesi i letërsisë, edhe shkrimtar njëherazi që organizoi aktivitetin ishte z. Panajot Boli. Pati recitime nga nxënësit, lexime fragmentesh nga të dy librat, “Kostandina” dhe “Çadra e purpurt”.
Ne takim folën edhe përkthyesit e librave të Alki Zeiit, si edhe zëvendëskonsulli grek, Kostantinos Mikelis. Ne fund, fëmijëve iu dhuruan disa libra te kësaj shkrimtareje, dhurate e Ambasadës Greke në Tiranë.