Blog

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: shkolla 9 vjecare Mesopotam

24774737_1760525277300151_4883903230857886468_n

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: “Libra te rinj, prezantime, aktivitete, lexime te ndryshme, por gjithmone interesante”.

“Pse te lexojme një libër? Në botë ka miliona njerëz që nuk mund të lexojnë, madje edhe mes atyre që mund ta bëjnë këtë, shumë pak janë ata që lexojnë rregullisht libra. Është e lehtë të mbushësh ditën me internet, televizion, videolojëra. Por asnjë nga këto aktivitete nuk eshte lexim. Leximi është art, zbavitje, mesim.
Leximi do t’ju ndryshoje mendjen, po ashtu si fizkultura ju ndryshon trupin: një botë krejt e re do të hapet para jush; do të ndjeheni dhe do të veproni ndryshe, sepse librat do të jenë më të gjallë dhe argetues për ju”,- keshtu e hapi fjalen e tij, z. Petrit Ymeri, drejtor i DITURISE, ne shkollen 9 vjecare Mesopotam. Nxenesit ishin jo vetem te vemendshem por edhe reflektonin per gjithcka. Sepse motivi i takimit letrar ishte “Lexojme letersi, reflektojme, interpretojme, krijojme edhe ne”.
Drejtori i shkolles, z. Lefter Xhallo, mesuesi i letersise, edhe shkrimtar njeherazi qe organizoi aktivitetin ishte z. Panajot Boli. Pati recitime nga nxenesit, lexime fragmentesh nga te dy librat “Kostandina” dhe “Cadra e purpurt”. Takimi u zhvillua ne kafe barin e bukur te fshatit.
Ne takim folen edhe perkthyesit e librave te Alki Zeiit, si edhe zv konsulli grek, Kostantinos Mikelis. Ne fund femijeve iu dhuruan disa libra te kesaj shkrimtareje, dhurate e Ambasades greke ne Tirane.
#DifferentVoices #Çadraepurpurt #Kostandina #KleoLAti #MaklenaNika#AlkiZei #unelexoj #meDiturine #libritërrit #shkolla9vjecareMesopoptam#Sarande #Ambasadagrekenetirane #konsullatagrekenegjirokaster
24312836_1760525323966813_7531290338749213141_n 24774669_1760524840633528_6369660493422072460_n 24774737_1760525277300151_4883903230857886468_n 24774836_1760525337300145_3491878315377489059_n 24775161_1760525170633495_5561379237268789367_n 24775193_1760524977300181_1470934090373208147_n 24796255_1760524987300180_7335152019314038708_n 24796381_1760524983966847_6160396646132662318_n 24796739_1760525147300164_8367046150209225585_n 24796751_1760524850633527_503539638501083706_n 24862557_1760525103966835_759051857949343700_n