Blog

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: shkolla “Adem Sheme”, Sarandë

Shkolla-Adem-Sheme

PROJEKTI DIFFERENT VOICES 2017-2018: “Libra të rinj, prezantime, aktivitete, lexime të ndryshme, gjithmonë interesante”.

Në shkollën 9-vjeçare “Adem Sheme”, në Sarandë, shkolla më e madhe e rrethit, me rreth 1 300 nxënës, u zhvillua më shumë se një prezantim i librave te Alki Zeit për fëmijë dhe adoleshentë, një diskutim i bukur për vlerat e letërsisë, me pyetje e përgjigje nga z. Petri Ymeri dhe nga përkthyesi i  librave të Zeit, me inskenime në shqip dhe greqisht të nxënësve, sidomos për romanin “Kostandina”, dhe me krijime, ese, tregime të nxënësve,. Pati  reflektime të thella për rreziqet e drogës dhe forcën e shoqërisë për ta luftuar.
Drejtori i shkollës, z. Resmi Sali, nëndrejtoresha, znj. Arta Lasko që ishte marrë drejtpërdrejt me organizmin e aktivitetit, mësuesja e letërsisë greke, znj. Anila Budri, ishin kujdesur me përkushtim të veçantë për përgatitjen e aktivitetit.

Duke i falënderuar, z. P. Ymeri dhe zëvendëskonsulli grek, Kostantinos Mikelis, i përgëzuan nxënësit dhe mësuesit  për këtë shfaqje të bukur, duke e konsideruar letërsinë një urë të fortë që i lidh dy popujt tanë. Në fund u dhuruan disa libra të kësaj shkrimtareje, dhuratë e Ambasadës Greke në Tiranë. Shkolla Adem Sheme Shkolla Adem Sheme 2 Shkolla Adem Sheme 3 Shkolla Adem Sheme 4 Shkolla Adem Sheme 5