Dituria në prezantimin e dy librave të rinj në Elbasan
Shkolla nëntëvjeçare “Jorgji Dilo”, një nga shkollat e njohura në Elbasan, na priti me entuziazmin dhe pasionin e njerëzve që e duan librin. Për herë të parë ishim protagonistë në një takim ku veç nxënësve dhe mësuesve, ishin edhe prindërit, me sa duket një “rutinë” e njohur për ta. Drejtoresha e Shkollës, Arjana Shella dhe nëndrejtoresha, Denis Harja, me shumë gjasa e vlerësonin letërsinë si një nga elementet themelore të formimit kulturor të nxënësve.
Mariana Ymeri, drejtore e botimeve të Diturisë foli për dy romane të reja të sapobotuara, “E bardha dhe e zeza” të Malorie Blackman dhe “Babeli” shkruar nga Jan De Leeuw.
Prof. Lili Sula u foli nxënësve për dashurinë për librin, raportin me formatet e tjera te librit dhe u dha këshilla si duhet zgjedhur libri sipas disa standardeve te caktuara.