Blog

Panairi i 17-të i Librit në Ulqin

Foto-nga-Panairi-i-Ulqinit-4

Në Ulqin, në datat 10-14 është mbajtur Panairi i 17-të i Librit, ku kanë marrë pjesë mbi 30 shtëpi botuese vendase dhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Shtëpia Botuese DITURIA është paraqitur edhe këtë vit me botimet e saj më të fundit, si dhe klasikët që kërkohen nga lexuesi. Mes titujve të rinj shumë të pëlqyer ishin pa dyshim librat për fëmijë, pjesë e projektit Europa Krijuese të Bashkimit Europian: A di të fërshëllesh, Johana? (Ulf Stark), Kebaria, vajza që lexonte bukur (Janja Vidmar) – dy libra të mrekullueshëm me ilustrime – Skellig, Historia magjike e një miqësie të pazakontë (David Almond) dhe Çadra e purpurt (Alki Zei) janë “rrëmbyer” nga lexuesit dhe pushuesit e vegjël.
Foto nga Panairi i Ulqinit 2

Foto nga Panairi i Ulqinit 4 Vizitorët e stendës së Shtëpisë Botuese DITURIA kanë përfituar edhe nga zbritja e çmimit të kopertinës, për të marrë sa më shumë libra. Lexuesit e Diturisë kanë thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë që ata të blejnë botimet e fundit, si një mënyrë për të kaluar bukur ditët e pushimeve. Edhe shkrimtarët dhe njohësit e letërsisë i kanë vlerësuar këto prurje të reja në letërsinë për fëmijë, duke vlerësuar librat për fëmijë si “si të përzgjedhur, përkthyer dhe botuar mjaft mirë”.