Albana Nexhipi është përkthyesja e këtij libri të mrekullueshëm, dora që solli në shqip fjalën e Elisabetta Gnone-s dhe aventurat e një vajze të pazakontë.
Albana Nexhipi lindi më 1978. Në vitin 2001 përfundoi studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe letërsi dhe më 2004 studimet Master për Letërsi, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë vitit 2004 kreu specializimin pasuniversitar në lëmë të Letërsisë së krahasuar në Università per Stranieri, Peruxha, Itali. Në vitet 2004-2014 – gazetare, redaktore përgjegjëse, autore dokumentaresh dhe reportazhesh; nga viti 2009 – pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës.
Njohëse shumë e mirë e italishtes, Albana Nexhipi është përkthyese e disa librave: “Nina dhe misteri i notës Oktavë”, “Nina dhe Syri Sekret i Atlantidës”, “Nina dhe Numri i Artë”, “Nina dhe fuqia e Absinthiumit” nga Moony Witcher; “Mikesha gjeniale: fëmijëria, adoleshenca” nga Elena Ferrante; “Dje, sot, nesër” nga Sophia Loren; “Pas bukurisë: si mund ta përmirësojmë imazhin pa e tradhtuar veten” nga Willy Pasini dhe Maria Teresa Baldini; “Erosi dhe qytetërimi” nga Herbert Marcuse; “Homo videns: televizioni dhe postmendimi” (DITURIA, 2013) nga Giovanni Sartori; “Një histori shkodrane: flamujt e parë të anijeve tregtare shqiptare (1913-1914), Shpnesa e Shcypeniis (Shqiptarë të Trieshtit)” dhe “Jo vetëm ‘Hymni i Flamurit’: disa kuriozitete mbi himnet e tjera kombëtare shqiptare në ag’ të Pavarësisë” nga Paolo Muner.