Blog

Elisabetta Gnone, autorja e librit “Olga prej letre”

Elisabetta Gnone

 

ELISABETTA GNONE – ka lindur në Xhenova, Itali. Ka drejtuar disa revista për gratë dhe revista për fëmijë të Walt Disney, për të cilin më 2001 krijoi serinë vizatimore W.I.T.C.H., me sukses botëror. Më 2004, botoi librin e parë të sagës shumë të suksesshme Fairy Oak, që pushtoi zemrat e miliona lexuesve të rinj anembanë botës. Vitet e fundit, Elisabetta iu përkushtua shkrimit të romanit të saj të ri Olga prej letre, një histori e treguar nga Olga njëmbëdhjetëvjeçare, e njohur dhe e admiruar nga të gjithë banorët e fshatit ku jeton, për talentin e saj të të treguarit. Përmes humorit, emocioneve dhe dhembshurisë, ky libër trajton temat e brishtësisë, të dobësisë dhe të papërsosmërisë, siç është përnjëmend natyra e njeriut.
Për lexuesit e të gjitha moshave.