Më 19 tetor, autorja Janja Vidmar dhe përkthyesi Nikollë Berisha kanë qenë të pranishëm përballë një publiku të rritur, për të diskutuar në një ambient letrar dhe njerëzish të letrave, përkthyes e gazetarë të interesuar, botimin e librit “Kebaria, vajza që lexonte bukur”. Autorja foli për kohën e gjatë që i është dashur për të shkruar këtë librër. “Më janë dashur 20 vite për ta menduar në mendjen time, për të tejkaluar frikën vetjake dhe për t’u dhënë fëmijëve një libër që synon të sheshojë paragjykimet”, është shprehur autorja. “Në fakt, më shumë se fëmijët, paragjykimet dhe stereotipat e ngulitur i kemi ne të rritur, prandaj duhet të mësojmë nga çiltërsia e fëmijëve”. Pra, ky libër është edhe për të rritur, pavarësisht nga vizatimet dhe ilustrimet tërheqëse.