Erion Kristo përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe letërsi, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, 1994; më 1996 studimet master në Filozofi në Universitetin San Tommaso, Itali; më 2001-2002 studimet master në Administrim Menaxhim, IFG-FNEGE, Tiranë – Universiteti Montesquieu BORDEAUX IV, Francë; më 2004-2005 studimet master në Letërsi, Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Tiranës; më 2012 studimet në UCLA Los Anxhelos, fitues i Fulbright Scholar në Departamentin e Shkencave Politike; më 2014 studimet doktorale në Filozofi, Universiteti “San Tommaso”, Romë, Itali.
Erion Kristo është autor i mjaft tregimeve, poezive, eseve dhe shumë përkthimeve nga autorë të ndryshëm. Anëtar i Shoqatës për Progres dhe Kulturë në Mediat Eletronike etj. Pjesëmarrës në disa seminare të zhvilluara nga Këshilli i Europës në Budapest, Sofje, Insbruk, Strasburg etj.
Njohës shumë i mirë gjuhëve italiane dhe angleze.
Përkthyes i më tepër se 20 titujve për fëmijë, të rinj e të rritur. Disa nga titujt e tij të përkthyer, janë përfshirë sot në programet shkollore të letërsisë: “Matia dhe gjyshi”, nga Roberto Piumini; “Pema e errët”, nga Donatella Bindi Mondaini; “Magjistari i Ozit”, nga L. Frank Baum.
Përkthyes i dhjetëra veprave në filozofi-sociologji nga italishtja ose anglishtja në shqip.