Eventi në Facebook për workshopin për të rinj
Ditën e premte, datë 17.11.2017, në ditën e parë të Panairit të 20 të Librit “Tirana 2017” u organizua workshopi me temë “Të rinjtë në përkthime”, në kuadrin e projektit të Creative Europe “Different Voices”.
Nga workshopi për përkthimin që u zhvillua në Panairin e Librit, me pjesëmarrjen e shumë të rinjve. Më poshtë gjeni edhe foto nga aktiviteti: folës, gazetarë, përktyes të rinj dhe të interesuar pas përthimit.

PROGRAMI- WORKSHOP – PËR PËRKTHYESIT E RINJ
– Moderatore Prof. Diana Kastrati
Maklena Nika (Universiteti i Tiranës). Sfidat e një përkthyesi të ri!
– Nikollë Berishaj (Përkthyes). Përkthyes për gjuhë pak të përhapura: Mirë se vini në një fushë që ka nevojë për punëtorë të rinj.
– Albana Nexhipi (Universiteti Europian). Lojërat e fjalëve dhe rimat në letërsinë për fëmijë: Olga prej letre – një përvojë e madhe.
– Erion Kristo (Gazetar-përkthyes). Kreativiteti dhe dialogu në përkthimin e librave për fëmijë. Disa ide për reflektim nga përkthimi i librit “Dëgjoje zemrën time”.

– Diana Kastrati (Universiteti i Tiranës). Statusi dritë-hije i përkthyesit. Përparësitë e këtij profesioni për të rinjtë.

– Venera Domi (Ambasadore UNESCO). Kur përkthen një akademik si Erik Orsenna që shkruan për fëmijë: Princesha Histaminë në shqip.

– Mariana Ymeri (Shtëpia Botuese DITURIA). Cilat janë hallkat kryesore të një shtëpie botuese? Roli kyç i përkthyesit.

– Kleo Lati (Gazetar-përkthyes). Si të lexosh një tekst për fëmijë nga greqishtja për ta përkthyer në shqip.

– Erblina Kërçishta (Përkthyese). A është përkthimi një profesion tundues për të rinjtë: nga përvoja ime si përkthyese freelance.

– Sokol Demaku (Përkthyes-mësues). Përballë suedishtes në përkthim: vështirësitë e një gjuhe pak të njohur.

Përkthyes dhe të rinj të interesuar, aspirantë në këtë profesion teksa ndjekin me kujdes dhe diskutojnë.
http://www.kultura.gov.al/files/news_files/Programi_i_aktiviteteve_-_Panairi_i_20_i_librit.pdf