Blog

Emisioni Pasditja ime në TVSh

Doc4

Drejtoresha e Botimeve e Shtëpisë Botuese DITURIA, zonja Mariana Ymeri, ka qenë e ftuar në emisionin Pasditja ime në TVSh, për të folur për librat për fëmijë, rëndësinë e leximit dhe rekomandimet e reja të DITURISË, në veçanti librat e Projektit Different Voices.

“Në TVSh, duke folur për Panairin e Librit dhe për shumë nga botimet e bukura për fëmijë të Shtëpisë Botuese DITURIA. Një udhëtim emocionues, aventuresk, plot me zbulime dhe takime ishte Panairi i Librit ‘Tirana 2017’. Takimi i fëmijëve me librin, në stendën e DIITURISË, ishte burim gëzimi dhe emocioni. Një udhëtim i bukur në letërsi. Një udhëtim i mbarë për fëmijët!”

Mariana Ymeri